Tahiri: Tirana e humb titullin vetëm po i ra të fikët, Çelhaka i shkëlqyer

schedule23:50 - 8 Qershor, 2020

schedule 23:50 - 8 Qershor, 2020

Ermal Tahiri, ish-futbollisti i njohur, vazhdon analizën e tij në Pressing, ABC News. Pasi foli për Partizanin, Tahiri u ndalua te kryesuesit e Superiores, Tirana.

“Transferta e Bylisit dhe ndeshja kundër Luftëtarit, u dukën të lehta pasi u luajtën për Tiranën. Çelhaka ishte lojtari më i mirë, mesfushori, edhe pse është shumë i vogël, 19-20 vjeç. Po bëjnë ndeshje shumë të mira dhe tashmë, Tiranës duhet t’i bjerë të fikët që të humbë kampionatin, nuk ka mundësi tjetër.

Për Çelhakën ngul këmbë që them se është i ri. Jo për moshë, pasi unë kam luajtur që 16 vjeç, por për eksperiencën që ka në Superiore. Prandaj them është i ri, por ka treguar një pjekuri për t’u vlerësuar”, u shpreh Tahiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!