Ermal Tahiri, pjesë e familjes Pressing në ABC News, e nisi fjalën e tij duke analizuar ndeshjen Teuta-Tirana. Mes të tjerash, Tahiri u shpreh:
“Ajo që është për t’u përgëzuar, është fakti që u bë një ndeshje shumë e fortë dhe e bukur. Teuta luajti si e barabartë kundër Tiranës dhe i bëri presing lart. Edhe ndërrimet që bëri Teuta, ishin shumë pozitive, u futën direkt në rrjedhën e lojës. E kishin studiuar shumë mirë ndeshjen.
Se do vinte momenti që Tirana do humbte, do vinte. Unë pashe dhe intervistën e Halilit, atij i dridhej dhe zëri. Do ketë ndikim kjo humbje në të ardhmen te Tirana. Ne themi që nëntë pikë janë shumë, por gjashtë pikë nuk janë pak. Nëse Tirana di ta menaxhojë situatën dhe nëse i merr pikët aty ku duhen, mund të arrijë tek objektivi.
Tirana humbi raste kundër Teutës, ka 20 ndeshje që vetëm shënon e shënon. Në një moment, do të kthehet dhe fati mbrapsht, dhe një ndeshje do e humbësh. Tani do të shihet menaxhimi te Tirana, për ta kaluar këtë ngërç psikologjik”, tha Tahiri./abcnews.al