Debati në emisionin “Pressing” në ABC News vazhdon dhe Ermal Tahiri, ish-futbollisti i njohur shqiptar, analizon situatën dhe deklaron se çfarë kërkesash duhet të bëjë sporti shqiptar.
“Futbollisti ose një tjetër që merret me sport, kanë datë skandence. Kjo nuk diskutohet. Një nga kërkesat kryesore të Ligës, FSHF-së apo Sindikatës, është që të ketë pension të posaçëm. E dini se sa sportistë apo trajnerë kanë mbetur trokë?
Messi dhe Ronaldo ishin për burg, për evazion fiskal pse nuk kanë paguar taksat. Këto kërkesa pse nuk bëhen për të gjithë, jo vetëm për klubet e Superiores. Të kërkojmë për të gjithë futbollin shqiptar, ka futboll edhe në Kategorinë e Parë.
Si duhet ta rrisim sportin? T’i kërkojmë qeverisë që të japë një shumë para, me votim të të gjithëve. T’i japë 5 lekë më shumë lojtarëve që të paguajë taksën. Këto janë kërkesat që duhet të bëjnë aktorët e futbollit. Kur luaja në Greqi, i paguaja vetë taksat, por më kanë dhënë për tepër para.
Jashtë Shqipërisë, sot ta paguan klubi shtesë mbi rrogën. Nëse ke rrogë 5 mijë euro, klubi të jep 5300 euro dhe ti i paguan taksat në shtet“, thekson Ermal Tahiri. /abcnews.al