Tahiri: Shpresoj drejtësi edhe për qytetarët që u kemi rënë më qafë

schedule12:43 - 21 Shtator, 2019

schedule 12:43 - 21 Shtator, 2019

Në daljen para mediave pas dënimit nga gjykata për shpërdorim detyre Saimir Tahiri ka nënvizuar se ka ndërmend të vazhdojë të luftojë për të vërtetën e tij, duke apeluar vendimin. Ish ministri i brendshëm shprehu ndjesë për gjykime në të kaluarën, një reflektim në situatën ku ndodhet vetë.

“Nuk komentoj vendimet e gjykatave. Në kulturën time është normale ta presësh, ta lexosh dhe pastaj të japësh një opinion.

Po i shkoj deri në fund një rruge, duke respektuar dhe bërë time drejtësinë që kërkoj. Nëse sistemi do ishte gabim do e thoja me siguri, po shpresoj shumë që drejtësia të bëjë drejtësi edhe për qytetarët, dhe më vjen keq për të gjithë ata që janë dënuar padrejtësisht dhe gjithë të tjerëve që u kemi rënë më qafë e kam kuptuar shumë vonë këtë, po më vjen shumë keq”.

I pyetur nëse ka ndonjë emër konkret, Tahiri theksoi se më shumë e shqetëson fenomeni.

“Më shumë se emrat më shqetëson fenomeni, me emrat e zgjidh kollaj, më shqetëson fenomeni”

Ndërsa deklarata e ambasadave të huaja në vend pas vendimti të gjykatës për të, Tahiri i cilësoi dekurajuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!