Tahiri: Reja është shumë i zoti, Shqipëria të ndjekë Belgjikën

schedule23:17 - 14 Tetor, 2019

schedule 23:17 - 14 Tetor, 2019

Ermal Tahiri, ish-futbollisti i Dinamos, tashmë drejtor i shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Për ndeshjen kundër Moldavisë, Tahiri tha:

REJA DHE PROJEKTI – “Reja është shumë i zoti, jo nga ana taktika, por nga ana psikologjike, pasi i ndihmon shumë lojtarët. Bën një menaxhim perfekt të lojtarëve. neve na duhen trajnerë të tillë dhe te moshat, pasi një menaxhim i mirë që në moshë të re, do të ishte diçka shumë e mirë për kombëtaren tonë. Nëse Reja realisht ka një projekt afatgjatë, duhet të ndjekim shembullin e Belgjikës. Por nuk e di sa Reja do të qëndrojë këtu, pasi mosha është problem. kemi lojtarë të mirë tek U21, te kombëtarja A, por nuk e di sa do të vazhdojë Reja në krye të kombëtares”.

E ARDHMJA – Reja është 74 vjeç. Të jemi realist, ai është një trajner shumë i mirë, por nuk do të qëndrojë gjithmonë këtu. Ndoshta do të bëhet krye seleksionues, të zgjedhë lojtarët e Shqipërisë. Këto lojtarët që janë më të mirët, qoftë dhe Trashi, që luan me PArtizanin, me minutat që ka dhe me lojën që ka bërë, është një ndër lojtarët më të mirë. Duhet t’i japim mundësinë lojtarëve që kanë më shumë minuta. Dua të them diçka: Lojtarët që kanë më shumë minuta, janë në formë më të mirë. Duhet t’i gjejmë këto lojtarë. Kemi lojtarë që i marrim vetëm për emër, luan me Interin ose ekipin e tretë të Chelsea. Duhet të marrim lojtarët që luajnë më shumë”.

SUPERIORE – “A ka lojtarë futbolli shqiptar? A ka talent në futbollin shqiptar? Sa të duash ka. Trashi mund të luante edhe në takime të tjera. Ai luajti edhe në Champions me Partizanin, është një lojtar shumë i mirë. Kemi Abazajn, Shkurtajn, që mund të luajnë me kombëtaren, thjesht nuk iu jepet mundësia!”

/abcnews.al