Tahiri: Prania e forcave amerikane në veri të Kosovës, ia zuri në fyt Vuçiçit konferencën për media

schedule21:07 - 21 Gusht, 2022

schedule 21:07 - 21 Gusht, 2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar konferencën për media të mbajtur sot nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili ankohej për gjendjen e serbëve.

Tahiri shprehet se në atë konferencë e ka shtyrë disa herë pas bisedimeve të dështuara në Bruksel që u mbajtën më 18 korrik.

Ajo ka thënë po ashtu se duket se prania e forcave amerikane dje në veri të Kosovës  ia zuri në fyt Vuçiçit konferencën për media.

“Prania e forcave amerikane dje në veri të Kosovës duket se ia zuri në fyt Vuciqit konferencën për media, të cilën është duke e shtyrë tash disa dite pas bisedimeve të dështuara në Bruksel!”, tha ajo në një status në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!