Më 21 Mars në orën 12:00, do të përballen ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri dhe prokuroria e Kirmeve të rënda. Prokurorët e dosjes do të shprehen zyrtarisht para gjyqtares Miliana Muça, e cila do të vendosë për fatin e ish-ministrit. Në seancën paraprake do të vendoset nëse dosja e Tahirit do të shkojë për gjykim apo do të mbyllen hetimet.
Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur që ta marrë të pandehur për akuzën “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pas gati 16 muajsh hetime 3 prokurorët, Arenc Çela ,Vladimir Mara dhe Dritan Preçi do të paraqesin para gjyktës provat që kanë kundra ish-deputetit të PS-së, Saimir Tahiri./abcnews.al