Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i rrezikohet jeta në burgun 313, ku u dërgua pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, nga Apeli i GJKKO. Në reagimin e tij, Maliqi deklaron se Tahirit i rrezikohet jeta te 313-ta.
“Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmëri të lart, kush do t’i mbyll gojën Tahirit sepse është i vetmi qe di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama. Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose është nën kërcenim e presion të mbyllë gojën! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij! Pasi i keqpërdori, i futi në burg ish-ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u larguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!”, shkruan Maliqi.
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar dje me me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm. Gjatë fjalës së tij kreu i trupës gjykuese deklaroi se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn. Po ashtu gjykata tha se është verifikuar se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin. Ai u dënua me 5 vite burg, për shkak te gjykimit te shkurtuar, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. /abcnews.al