Ermal Tahiri është sërish i ftuar në Pressing, në ABC News. Analizat e Tahirit marrin vëmendje të madhe dhe Tahiri, e nisi fjalën e tij me eliminimin e Partizanit nga Kupa e Shqipërisë. “Pyetja është, a ka krizë Partizani apo jo? Partizani ka probleme, është shumë e thjeshtë.
Pse nuk e pranojnë? Iku objektivi i parë, objektivi i dytë: 8 pikë mbrapa. Iku pra, pse nuk e pranojnë. Manuali i trajnerëve italianë, është i ndryshëm nga shqiptarët. Prandaj ka probleme te Partizani.
Drejtorët sportivë që nuk marrin vesh, ka ardhur këtu futbolli shqiptar. Për një biletë avioni, më thoni 74 mijë euro. A është normale kjo gjë? Halilaj do të rregullojë borxhin, pasi thotë se nuk ka vdekur.
Ka lojtarë të rinj shumë të mirë në përbërje, ekipi është për të shkuar në Kategorinë e Parë, problemi është sa do të jetë dëshira e Halilajt për ta ngritur sërish në Superiore”./abcnews.al