Tahiri: Kukësi bëri shumë gabime ndaj Tiranës, nuk i kuptoj zëvendësimet

schedule23:08 - 24 Shkurt, 2020

schedule 23:08 - 24 Shkurt, 2020

Ermal Tahiri, i ftuar në Pressing në ABC News, ka analizuar ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, e cila u fitua me përmbysje 1-2 nga bardheblutë kryeqytetas.

“Tirana e nisi më mirë ndeshjen, por munguan rastet e pastra. U pretendua dhe për një penallti. Në fillimin e pjesës së dytë, Kukësi e mori veten dhe e dominoi për disa minuta takimin.

Shkurtaj dhe Et’hemi e nxirrnin mirë skuadrën dhe arritën edhe të shënonin. Për mendimin tim, Kukësi gaboi më pas. Ndërrimi i parë është Gavazaj-Et’hemi, kokë më kokë, kur ti e di shumë mirë që dhe Rroca dhe Musolli, nuk ishin në gjendje të mirë.

Nuk kishte dalje të shpejtë në sulm, këta dy lojtarë e mbajtën ekipin mbrapa. Gavazaj duhet të aktivizohej në vend të Rrocës dhe të kalonte Et’hemi në qendër. Kalojmë te vazhdimësia.

Një 10 minutësh pas golit që shënoi Kukësi, ishte shumë i rrezikshëm dhe Abazaj doli tre herë në sulm. Mund të shkonte ndeshja 2 apo 3 me zero për Kukësin. Në momentin që ke mundësi për të shënuar, duhet t’i shfrytëzosh. E çfarë ndodhi? U hoq Shkurtaj, golashënuesi më i mirë”, tha Tahiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!