Tahiri: E ardhmja ime në politikë nuk mbyllet me urdhër të askujt,  varet nga besimi i njerëzve

schedule12:23 - 31 Tetor, 2017

schedule 12:23 - 31 Tetor, 2017

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri deklaroi mbrëmë në Top Story se karriera e tij në politikë nuk mbyllet me urdhër te askujt dhe se janë njerëzit ata që do të vendosin me besimin e tyre per fatin e tij ne politike. “Nuk jam nga ata që e lë fatin e tij në dorë të të tjereve” – u shpreh Tahiri.

Deputeti socialist tha se ka komunikim me shumicën e kolegëve në PS, ndonëse u shpreh se do ky komunikim mbetet i kufizuar.

Saimir Tahiri u pyet edhe për takimin e parë me Kryeministrin Rama, pas publikimit në media të dosjes “Habilaj”.

“Secili ushtroi detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet përballë njëri-tjetrit dhe përballë publikut. Ishte një diskutim i hapur dhe pa tone të larta”, tregoi Tahiri

Ai përsëriti se e ka përdorur tre herë makinën “Audi” pasi e shiti, por Habilajt nuk kanë udhëtuar kurrë me të.

Ai deklaroi se me dosjen e përgjimeve të bandës së Habilajve u njoh kur ajo u publikua në media, ndërsa përsëriti se është në shërbim të hetimit, në mënyrë që drejtësia  të zbardhë sa më parë të vërtetën e tij.