Tabarez: Nuk është fundi i botës, Uruguait tim i mungoi vetëm një gjë

schedule09:37 - 4 Korrik, 2021

schedule 09:37 - 4 Korrik, 2021

Uruguai u eliminua nga Kupa e Amerikës në raundin çerekfinal. 120 minutat e duelit ndaj Kolumbisë nuk prodhuan gola, teksa djemtë e Oscar Tabarez humbën 4-2 me penallti. Në gjysmëfinale Kolumbia, që do të ketë përballë Argjentinën e Leo Messit.

Trajneri i Uruguait analizon sfidën e luajtur në Brazil, duke theksuar se çfarë nuk bëri mirë skuadra e tij. Mërzitja ekziston, por shumë shpejt nisin duelet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2020, aty ku Uruguai dëshiron të jetë me çdo kusht.

Ishte një eliminim i ngjashëm me 2019, por nuk është fundi i botës. Humbja ishte një mundësi dhe na vjen shumë keq. Jemi të lënduar, pasi donim të avanconim sa më larg të mundeshim në Kupën e Amerikës.

Ndeshjet e ardhshme do të jenë një mundësi e re për të shpresuar dhe për t’u përpjekur për të marrë pikët e nevojshme në lidhje me kualifikimin në Botërorin Katar 2022.

Sigurisht që nuk ndihemi mirë në këto momente. Kolumbia nuk është se luajti më mirë se ne. Në fillim të të dyja pjesëve ne dominonim, ndërsa ata na imponuan disa gjëra, por ideja ishte e qartë: të luanin me topa të gjata për sulmuesit, të cilët janë të shpejtë dhe të mirë në lojën në ajër.

Kjo gjeneroi disa raste që e e thirrën në detyrë portierin tonë, por kjo ndodhi edhe në zonën e tyre. Na mungoi pak më shumë forcë në momentet kur dominonim lojën. Ne bëmë gjithçka që kishim planifikuar.

Pengu i vetëm është fakti që nuk mund të vazhdojmë të garojmë në këtë turne. Ne do të donim që gjithçka të shkonte ndryshe, por të shohim përpara“, deklaroi mjeshtri uruguaian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!