Deputetja demokrate Jordia Tabaku ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve në vend.
Në një postim në rrjetet sociale Tabaku thotë se kush e bën pazarin vetë arrin ta kuptojë se familjet shqiptare janë në kushte mbijetese.
Më tej ajo shprehet se paketa e rezistencës sociale nuk shërbeu për asgjë dhe bëri thirrje që qeveria të ketë në vëmendje shtresën e mesme dhe qytetarët e jo oligarkët.
“Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë se sa janë rritur çmimet! I blejmë perimet më shtrenjtë sepse nafta është 260 lek/litër. Çmimi energjisë ka shkuar në 18 lek/këh kurse subvencionet dhe paketa ndihmëse më e ulëta në rajon! Me rroga qesharake, varfërinë e lartë dhe një inflacion të frikshëm qeveria ofron lugën e propagandës!”, shkruan Tabaku.
View this post on Instagram