Tabaku: Bizneset dhe qytetarët mbështesin uljen e taksave nga PD, më 25 prill fiton Shqipëria

schedule14:30 - 31 Janar, 2021

schedule 14:30 - 31 Janar, 2021

Ish deputetja e Partisë Deemokratike, Jorida Tabaku këtë të dielë është takuar me përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Tiranë për t’i njohur me programin e PD për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.

Bizneset pohuan të gjithë se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak, se nuk kanë lekë, pandemia i ka goditur keq, qeveria nuk i ka ndihmuar dhe mezi ia dalin.

Sipas saj qytetarët e shohin si realist dhe shpresëdhënës programin e PD, duke u shprehur publikisht për votën pro PD më 25 Prill.

Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa. Programi ka qëllim te fitoje individi, te fitoje ekonomia. Nuk mundet te fitoje Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta qe kanë mbrapa, duhet te fitojnë te gjithë shqiptarët.

Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët.  Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”, ka thënë Tabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!