“Ta çojnë në referendum”! Emri i partisë u vendos me “veto”, Meta: Shoqëria ka nevojë për aromë lirie

schedule13:47 - 26 Korrik, 2022

schedule 13:47 - 26 Korrik, 2022

Ish-presidenti Ilir Meta ka thënë se nëse anëtarët e Partisë së Lirisë nuk janë dakord me emrin, ata mund të shkojnë në referendum.

Në një konferencë me gazetarët, Meta se si do të zbatohej referendumi, kur për emrin e ri të partisë ai nuk pyeti anëtarët, por vendosi vetë.

Sipas tij, emri është i gjithëpranuar edhe në shoqëri, pasi “ka nevojë për aromë lirie”.

Lexo edhe: “Partia e Lirisë do të ndezë flakën e demokracisë”, Meta: Nuk kam asnjë konkurrencë me Berishën

“Ajo konventë mori ato vendime në mënyrën më transparente. Nëse ata nuk janë dakord ne e pranjmë referendumin edhe brenda forcës poltike kështu ata janë të ftuar të kundërshtojnë këtë iniciativë, por ata e kanë pranur. Është një emër i gjithëpranuar edhe në shoqëri sepse ka nevojë për aromë lirie. Sepse është gjithë kjo shtypje, gjithë ky patronazhim për të kontrolluar edhe idetë dhe mendimet. Partia e Lirisë po vjen si një reagim ndaj kësaj shtypjeje të pamerituar dhe të pabesë ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!