Gjermania po i ofron ndihmë ushtarake Izraelit dhe premton të godasë mbështetjen për Hamasin pas sulmit në vend ndërsa kancelari Olaf Scholz nënvizon përgjegjësinë historike të shtetit të tij për sigurinë e Izraelit.
“Në këtë moment, ka vetëm një vend për Gjermaninë, vendi në anën e Izraelit. Historia jonë, përgjegjësia jonë që buron nga Holokausti, e bën një detyrë të përhershme për ne që të ngrihemi për sigurinë e shtetit të Izraelit.”, ka thënë kancelari gjerman përpara ligjvënësve.
Ministria gjermane e Mbrojtjes thotë se ka aprovuar kërkesën izraelite për të përdorur deri në dy nga pesë dronët luftarakë Heron TP që ishin tashmë në Izrael për trajnimin e ushtarakëve gjermanë.
Të shtunën, një grup i vogël shpërndau pasta në një rrugë të Berlinit dhe dhjetëra njerëz më vonë demonstruan për të festuar sulmin shkatërrues të Hamasit.
Scholz thotë se Gjermania do të nxjerrë një ndalim formal të aktivitetit nga ose në mbështetje të Hamasit, i cili tashmë është renditur nga Bashkimi Evropian si një grup terrorist./abcnews.al