Gigio Donnarumma është objektivi kryesor i Juventusit, por për të arritur tek ai duhet që bardhezinjtë të bëjnë disa lëvizje të tjera.
E para është shitja e polakut Wojciech Szczesny, që të krijohet hapësira për italianin që po spikat prej vitesh me Milanin.
Tuttosport raporton se Everton dhe Chelsea kanë shfaqur interes për “gardianin” e Juventusit. Gjithashtu edhe në Gjermani e duan ish-portierin e Arsenalit.
Shitja e tij dhe kursimi i pagës do të ndihmonte bardhezinjtë të kishin financat e duhura për të ofruar 10 milion euro në sezon për Donnarumma.
Szczesny është portieri më i paguar në Itali, pasi përfiton 6.5 milion euro në sezon. Klubi nga Torino është gati ta shesë atë për 20 milion euro.
Gjithsesi nuk mjafton vetëm kaq. Gazeta italiane shkruan se Juventusi duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League, për të pasur shanse në transferimin e Donnarumma me parametra zero nga Milani. /abcnews.al