Szczesny hero, pret penalltinë dhe vendos rekord në Kupën e Botës

schedule22:25 - 30 Nëntor, 2022

schedule 22:25 - 30 Nëntor, 2022

Polonia arriti mes shumë “vuajtjesh” të kalonte në fazën tjetër të Kupës së Botës. Me pritjen e penalltisë së Lionel Messit, jo vetëm që i siguroi vendit të tij, pjesëmarrjen në fazën me eleminim direkt, por gjithashtu vendosi dhe një rekord.

Tashmë, Szczesny është portieri i tretë në historinë e Kupës së Botës, i cili pret 2 goditje nga pika e bardhë e penalltisë, brenda kohës së rregullt. Para tij këtë sukses e patën amerikani Brad Friedel në vitin 2002 dhe një tjetër polak, Jan Tomaszeëski, në edicion e vitit 1974.

Portieri Wojciech Szczesny vendosi një rekord të Kupës së Botës duke i prirë penalltisë Lionel Messit në ndeshjen Poloni-Argjentinë . Portieri polak i Juventusit është në fakt i treti që mund të neutralizojë dy goditje nga njëmbëdhjetë metra gjatë të njëjtit Botëror: para tij pati sukses në edicionin e vitit 1974 bashkëkombasi i tij Jan Tomaszeëski dhe amerikani Brad Friedel në 2002. /i.m /abcnews.al