Sytë tek orat “Rolex”, policia britanike: Vajzat shqiptare po bëjnë kërdinë me pasanikët e moshuar

schedule14:30 - 13 Shtator, 2021

schedule 14:30 - 13 Shtator, 2021

Media e njohur britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një hapësirë të madhe një fenomeni të çuditshëm që po ndodh aktualisht në ishull, i cili lidhet me vjedhjen e orave luksoze prej të moshuarve.

“The Telegraph” i referohet disa rasteve, ku të moshuar mesatarisht 80 vjeçarë janë grabitur në mes të rrugës përmes një praktike të çuditshme, ndërsa dyshohet se në to janë përfshirë dy vajza me origjinë nga Shqipëria, raporton abcnews.al.

Të dyja ato i afrohen të moshuarve me ora të shtrenjta me një bllok në dorë duke i kërkuar që të marrin firma për ndërtimin e një shkolle apo një kauzë të ngjashme. Ndërkohë që të moshuarit firmosit, vajzat i marrin atyre orat e shtrenjta në duar dhe më pas zhduken nëpërmjet makinave të shpejta që i presin aty pranë.

Policia britanike dyshon se bëhet fjalë për një grup kriminal të fokusuar në këto lloj grabitjesh.

77-vjeçari Derek Freestone në Hampshire mendohet të jetë personi i dhjetë i grabitur nga kjo bandë.

Një tjetër tregon:

Ne ishim me makinën tonë pranë një farmacie dhe na afrohen dy vajza duke na kërkuar të merrnin firmën tonë për një peticion me qëllim hapjen e një shkolle. Na thanë që nuk kërkonin fonde, por thjesht një firmë. Teksa firmosa ajo më mori orën me vlerë 4 500 paund dhe pastaj u zhduk me një makinë që e priste aty”.

Policia dyshon se bëhet fjalë pikërisht për dy vajza, me flokë të zeza, të imta në trup, të cilat bashkëpunojnë me një grup për kryerjen e grabitjeve të tilla. /abcnews.al