Ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga qarku i Vlorës. Gazetari i ABC, Elton Nika raporton se janë numëruar 444 kuti nga 445 në total, pasi një kuti është rikthyer vonë se nuk korrespondojnë të dhënat në KZAZ me numërimin në KQZ. Ndërsa pritet që grupi i numërimit të jap një informacion nëse do rinumërohet apo do protokollohet e njëjtë.
Sakaq, Nika bëri me dije se fituese në çdo bashki është shpallur Partia Socialiste, e cila ka siguruar 8 mandate, duke lënë pas Partinë Demokratike me 4 mandate dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim me asnjë mandat. Kurse në vendin e katërt është renditur Partia Bindja Demokratike me 1697 vota.
Bashkia Delvinë:
PS:2599 vota
PD:1694 vota
LSI:577 vota
Bashkia Konispol:
PS:2234 vota
PD:1354 vota
LSI:233 vota
Bashkia Finiq:
PS:2208 vota
PD:1422 vota
LSI:183 vota
Bashkia Sarandë:
PS:7839 vota
PD:5060 vota
LSI:1480 vota
Bashkia Himarë:
PS:3447 vota
PD:1854 vota
LSI:341 vota
Bashkia Selenicë:
PS:5928 vota
PD:3093 vota
LSI:481 vota
Bashkia Vlorë:
PS:34590 vota
PD:17590 vota
LSI:2889 vota
l.k/abcnews.al