Dinamo do të garojë në Kategorinë e Parë këtë sezon, teksa blutë synojnë rikthimin sa më shpejt në Superiore me drejtuesit që kanë bërë afrime cilësore.
Blutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme mesfushorin e njohur, Asion Daja, i cili tashmë do të luajë një rol kyç në skuadër.
Për mesfushorin bëhet fjalë për një rikthim në skuadrën që e ka promovuar, ndërsa tashmë me eksperiencën e gjatë në futbollin shqiptar, 32-vjeçari mund të jetë një element i vyer për Dinamon.
Së fundmi, Daja ishte pjesë e Teutës ndërsa për dy vitet e ardhshme tashmë do të jetë pjesë e kryeqytetasve. /f.a/abcnews.al