Synimi i Real Madridit për të qenë prokuror në çështjen Negreira është miratuar

schedule18:49 - 18 Prill, 2023

schedule 18:49 - 18 Prill, 2023

Autoritetet kanë miratuar pjesëmarrjen e Real Madridit në gjyqin kundër Barcelonës.

Klubi madrilen dëshiron të veprojë si prokuror privat në rastin e Jose Maria Enriquez Negreira, lidhur me pagesat nga Barcelona për ish-zëvendëspresidentin e komitetit teknik të arbitrave.

Sipas gazetarit të La Sexta, Alfonso Perez Medina, kërkesa e Real Madridit u mbështet nga prokuroria për korrupsion.

Sipas prokurorisë, çdo klub pjesëmarrës në turne mund të konsiderohet viktimë e një krimi korrupsioni mes individëve.

Në mënyrë që Real Madrid të mund të marrë pjesë në gjyq, është i nevojshëm miratimi i gjyqtarit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!