Sylvinho, nga lavdia me Barcelonën, në heroin e Shqipërisë

schedule14:45 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 14:45 - 5 Dhjetor, 2023

Tashmë nuk ka më dyshime për këtë gjë, Sylvinho është “arkitekti” i kombëtares shqiptare dhe këtë gjë e dëshmoi mjaft mirë në kualifikueset e Euro 2024.

Braziliani arriti të na kualifikonte për herë të dytë në histori në një event Europian. Shorti i grupeve për në Gjermani është hedhur, ku Shqipëria ndodhet në grupin e ferrit me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Sigurisht, kjo arritje me një performancë fantastike, ka bërë që edhe mediat e huaja të hedhin sytë nga kjo kombëtare luftëtarësh. “Mundo Deportivo” në fakt i ka kushtuar një artikull Sylvinhos që nga sukseset e tij me Barcelona e deri te arritja e madhe në Euro 2024.

Shkrimi i “Mundo Deoportivo”

“Tiranë, 12 tetor 2023. Mijëra tifozë shqiptarë festojnë në rrugë fitoren 3-0 të skuadrës së tyre ndaj Çekisë, e cila vendos Shqipërinë shumë pranë kampionatit të dytë europian në historinë e saj. Një 2-0 ndaj Bullgarisë në miqësore, një 0-0 ndaj Ishujve Faroe dhe një 1-1 ndaj Moldavisë bënë që ëndrra e madhe të realizohej.

Një ish-lojtar i Barcelonës, Sylvinho, fitues i 8 titujve si lojtar i Barcelonës, përfshirë 2 tituj të Champions League, është arkitekti i kësaj skuadre shqiptare, të cilën e ka drejtuar në Europianin e Gjermanisë. Shorti i së shtunës së kaluar i bashkoi ata me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në fazën e grupeve.

Sylvinho luajti për Barceloën midis viteve 2004 dhe 2009. Mbrojtësi i majtë, bëri kapërcimin në Europë në vitin 1999, duke u transferuar nga Corinthians tek Arsenal. Në vitin 2001 ai u largua nga Premier League për t’iu bashkuar futbollit spanjoll, te Celta, fanellën e së cilës e mbrojti deri në vitin 2004, kur nënshkroi për Barcelonën. Ai e përfundoi karrierën e tij si futbollist te Manchester City në sezonin 2009-2010.

Sylvinho filloi si trajner te Lyon në vitin 2009, për të vazhduar te Corinthians dhe që nga janari ka qenë trajner i Shqipërisë, me ish-shokun e tij te City, Zabaleta si asistent.

Ashtu si lojtarët e tij, Sylvinho tashmë është bërë një hero shqiptar. Madje ai u dekurua me Shqiponjën e Artë, një derim që ia dha kryeministri Edi Rama. Nëse De Biasi ia doli ta çonte skuadrën në Europianin e parë, ish-lojtari i Barcelonës e ka çuar në të dytin. Më 24 qershor, Shqipëria do të përballet në fazën e grupeve me Spanjën.

Sot eksperiencën e tij në futboll e vë në shërbim të kësaj përralle futbolli që po përjeton Shqipëria.

“Ëndërrojmë të kemi një Europian të shkëlqyer kundër skuadrave të forta, por edhe që kjo të ketë vazhdimësi, për të vazhduar zhvillimin e këtij projekti”, shprehej Sylvinho.”/h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!