Uzuni la fushën e lojës i dëmtuar, ende asnjë njoftim se sa gjatë do të mungojë sulmuesi shqiptar

schedule10:31 - 29 Shtator, 2023

schedule 10:31 - 29 Shtator, 2023

Lajme aspak të mira vijnë nga Spanja. Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka dalë nga fusha e lojës në ndeshjen e Granadas ndaj Betis, në fundin e pjesës së parë.

Shkak është bërë një përplasje me një lojtar rival në fushë, çka ka bërë që Uzuni të zëvendësohet, pasi nuk është ndjerë i gatshëm për të vijuar normalisht sfidën. tashmë nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi i tij dhe se sa gjatë do të mungojë.

Tashmë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho shtohet edhe një hall më shumë në prag të ndeshjes jetike me Çekinë në tetor, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024. Kujtojmë që edhe 2 lojtarë të tjerë të Kombëtares mund të mungojnë në takimin e radhës së kuqezinjve. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Sokol Cikalleshin, futbollistë mjaft të rëndësishëm të Shqipërisë./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!