Nuk mund të ishte i kënaqur aq sa donte. Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, e përjetoi si dy pikë të humbura barazimin me Serbinë në eliminatoret e Kupës së Botës, diçka që mund t’i prishë punë për ëndrrën për të shkuar në Amerikë.
Gjithsesi, a ishte I kënaqur trajneri nga loja e të vetëve?
“E drejtë. Edhe unë jam krenar për lojtarët. Mendoj se kemi bërë një nga ndeshjet më të mira në një vit e gjysmë apo dy vjet. Një ndeshje e vështirë për t’u luajtur, pasi rivali ishte I vështirë, I fortë fizikisht dhe teknikisht. Mentaliteti I skuadrës sonë ishte I duhuri. Ndryshimet që bëmë ishin të drejta. Jam krenar për lojtarët që ishin titullar, dhe për ata që hynë më pas. Jam pak I zhgënjyer për rezultatin. Sipas meje, me gjithë respektin për një skuadër të fortë si Serbia, ne e meritonim pak më shumë fitoren. Pak I zhgënjyer për rezultatin. Krenar për paraqitjen”.
Për dy ndeshje radhazi, Asani nuk luan asnjë minutë, diçka ka ndryshuar.
“Ne provojmë të përmirësojmë organikën e lojtarëve. Kjo do të thotë se një vit e gjysmë më parë ne kishim 15 apo 16 lojtarë në dispozicion, sot kemi 22 ose 23. Ne jemi përmirësuar në këtë drejtim, me gjithë respektin maksimal për të gjithë. Më pëlqejnë lojtarët teknikisht të fortë. Po vijnë vazhdimisht të tillë, kombëtarja është e hapur. Ua kam thënë edhe lojtarëve, që ne shkuam vjet në Europian falë golave dhe paraqitjeve të shkëlqyera të Asanit dhe të Nedim Bajramit. Edhe të gjithë lojtarët e tjerë luajtën shumë mirë, ne jemi ekip, por ishin ata të dy që na çuan në Europian, me golat e tyre. Sot është një moment tjetër. Kemi Uzunin. Kjo për mua është e mirë sepse kundërshtari nuk di se me cilët lojtarë do të luajmë ne. Mund të luaja me Brojën, Uzunin ose Asanin, lojtarë me tipare krejt të ndryshme. Njëri shtatlartë dhe I fortë, një lojtar me të majtën që shkon drejt qendrës. Secili lojtar do të ketë momentin e tij, sepse të gjithë janë të rëndësishëm”.
Si u mor vendimi për të gjuajtur penalltinë nga Manaj?
“Zgjedhja ishte e imja. E kam gjithçka të shkruar këtu. Duhet të them se edhe kundër Andorrës, penalltisti ishte Manaj. Ndaj Anglisë ishte Nedim Bajrami që e nisi nga minuta e parë. Ndaj Ukrainës ishte Asani. Ndaj Çekisë sërish Bajrami. Unë e pashë që Manaj po luante mirë dhe I dhashë penalltinë”.
Ndoshta mund të cilësohet kjo Shqipëria e Silvinjos, që luan me dy sulmues?
“Dua të them se unë kam shumë respekt për këtë vend dhe për njerëzit. Kurrë nuk do të them se Shqipëria është e Silvinjos. Gjithmonë do të jetë Shqipëria e shqiptarëve. Një ekip me zemër, me shpirt, me historinë e saj. Jam krenar për këtë. Unë jetoj në këtë qytet. Më pëlqen që jetoj në këtë vend, ashtu si Dorivës. Është hera e parë që një trajner bën zgjedhjen për të jetuar këtu. Shumë trajnerë më pyesin “ti me të vërtetë jeton këtu?” Po! Jetoj këtu. Unë dua që Shqipëria të luajë sa më mirë. Jam I çmendur pas lojtarëve të fortë teknikisht, shkoj I ndjek, I shoh tri ndeshje radhazi. Kombëtarja është e hapur. Mendoj se kjo është rruga e duhur për këtë kombëtare. Natyrisht, kemi ende punë për të bërëm, por besoj se sot jeni krenarë për këtë skuadër”

