Sylvinho me ide të qarta, grupi i plotë dhe stërvitje intensive

schedule11:43 - 13 Qershor, 2023

schedule 11:43 - 13 Qershor, 2023

Kombëtarja e Shqipërisë ka hyrë në sprintin final të përgatitjeve në prag të sfidave të qershorit në eliminatoret e Euro 2024 kundër Moldavisë në “Air Albania” dhe në transfertën e Ishujve Faroe.

Që nga fundjava e shkuar, Silvinno ka rritur ndjeshëm ritmin dhe ngarkesën në seancat stërvitore, ndërsa që nga e hëna ka në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar prej tij për dy sfidat e rëndësishme në misionin për një vend në finalet e turneut.

Jasir Asani dhe Kristijan Asllani i impenjuar në finalen e Champions League me Inter, ishin dy lojtarët e fundit që iu bashkuan përgatjeve të skuadrës kuqezi.

Katër ditë nga ndeshja e 17 qershorit në Tiranë, Silvinjo duke se i ka idetë e qarta.

Në ndeshjen e kontrollit brenda grupit që zhvilloi në “Elbasan Arena”, trajneri i kombëtares shqiptare mori edhe përgjigjet e fundit sa i përket formacionit të mundshëm, por edhe skemave taktike që sipas tij do ta çojnë te fitorja e parë në pankinën kuqezi.

Ndërkohë, pas ndryshimeve të listës në nisje të grumbullimit, të gjithë lojtarët janë gati dhe nuk kanë probleme fizike./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!