Ndodh ajo që pritej në finalen e Roland Garros për femra, pasi Iga Swiatek dominoi dhe në fund u shpall edhe fituesja e këtij kompeticioni.
Tenistja polake vazhdon të konfirmohet si numri 1 në botë, pasi mposhti lehtësisht në finale amerikanen, Cori Gauff 2-0 me sete.
Në finalen që zgjati pak më shumë se një orë, Swiatek e mbylli setin e parë në shifrat 6-1. Në setin e dytë, amerikania u përpoq të bënte më shumë rezistencë, por në fund gjithçka përfundoi 6-3 duke ngritur në qiell edhe trofeun e Roland Garros.
Kjo fitore për Swiatek i jep asaj edhe një rekord pasi arriti në 35 fitore radhazi në tenis. Ky është trofeu i dytë i fituar i Roland Garros për Iga Swiatek, ndërsa e kishte fituar më parë këtë titull edhe në vitin 2020. /f.a/abcnews.al