“S’vrapoj si dikur, por zakonin nuk e harroj. Do tregohem i keq”

schedule10:32 - 3 Janar, 2020

schedule 10:32 - 3 Janar, 2020

Zlatan Ibrahimovic nuk i kursen batutat në konferencën për shtyp. Vitet kalojnë, fiziku bie, por ai mbetet gjithmonë i frikshëm dhe gati për të bombarduar portën kundërshtare. Sulmuesi ndalet edhe te shokët e rinj të ekipit. Nuk i njeh ende nga afër, por diçka është e sigurt. Ibra do të tregohet i keq me ta dhe të gjithë duhet të punojnë fort dhe sakrifikojnë për ngjyrat kuqezi të Milanit.

NDRYSHIMI – “Çdo vit është i ndryshëm. Fizikisht ka ndryshime, por mentalisht, jo. Eksperienca ndikon t’i bësh gjërat ndryshe. Një futbollist inteligjent e di se çfarë është në gjendje të bëjë. Duhet të bëj më të mirën në funksion të kolektivit. Kam shumë dëshirë, me shpirt dhe me mentalitet mund të luaj ende në nivele të larta. Nuk jam më ai që isha 28 vjeç, por e di se çfarë mund të jap. Nuk mund të vrapoj më njësoj, por mund të godas ende portën nga 40 metra”.

SHOKËT – “Do të jem më shumë i keq sesa i mirë me shokët e rinj. Tani që kam dy fëmijë e kam kuptuar se si mund të ndikoj në rritjen e tyre. Bëj shaka, unë jam gjithmonë i njëjti. Shokët më njohin, e dinë se si stërvitem dhe si luaj. Duhet të punojmë fort dhe ashpërsisht, duhet të dimë të vuajmë, vetëm kështu nxjerrim më të mirën tonë. Pres shumë nga shokët e skuadrës, edhe më shumë se sa janë në gjendje të japin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!