S’vlen më “Kosova ka përmbushur kushtet për vizat”: Brukseli del me propozim të ri

schedule07:25 - 28 Qershor, 2022

schedule 07:25 - 28 Qershor, 2022

Vlerësimi i Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave – duket se nuk vlen më.

Franca dhe Holanda nuk janë të bindura për këtë dhe kjo duket se e ka shtyrë Komisionin Evropian të gjejë një zgjidhje të re -t’ia propozojë Kosovës një udhërrëfyes të ri.

Këtë çështje e ka adresuar Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi.

“Kosova ende është duke pritur për liberalizimin e vizave”, deklaroi ai.

“Kjo është një çështje ku duhet të lëvizim përpara. Duhet të jemi të qartë se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe azilit të rrejshëm, ku shtetet anëtare presin rezultate të qarta” ka thënë komisioneri.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës për këtë në mënyrë të njëjtë siç kemi bërë në rastin e Shqipërisë: jemi të gatshëm ta bëjmë një udhërrëfyes me  shtetet anëtare për ti adresuar brengat specifike shtetet anëtare ( agjencitë e sundimit të ligjit, forcat policore) duhet të përfshihen në terren  për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë  ne jemi të gatshëm ta japim gjithë përkrahjen e nevojshme financiare, teknike dhe politike  për këtë proces”, ka thënë ai. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!