Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si edhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku.
Ata akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.
“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurit Xhelal Sveçla”, thuhet në vendimin e Apelit, të përpiluar më 13 dhjetor 2024.-thuhet ne vendimin e Apelit.
Me tej ne vendim argumentohet se “…nuk ka vend për hedhje të aktakuzës, vepra për të cilën po akuzohen të pandehurit paraqet vepër penale, nuk ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale, nuk ka rrethana të tjera që pengojnë ndjekjen penale dhe ka prova të mjaftueshme për një dyshim të bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen…”
Deputetet e Vetvendosjes kane deklaruar se nuk e ndiejnë veten fajtorë dhe se kane vepruar në përputhje me betimin që kane dhënë si deputete.
Ministri Sveçla dhe tre deputetët akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 deri në orën 15:40, kanë ndezur bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e planifikuar me rend dite ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Si rrjedhojë e kesaj situate, të gjithë deputetët u detyruan te lironin sallen e Kuvendit./abcnews.al