Suveniret, të huajt dhe emigrantët marrin kujtime nga Shqipëria

schedule16:43 - 23 Gusht, 2021

schedule 16:43 - 23 Gusht, 2021

Nga Leontina Nika

Dyqanet e suvenireve, një vit më parë u goditen rëndë nga pandemia. Por këtë verë, me rikthimin e turistëve, duket se po rilulëzojnë sërish. Megjithëse në kryeqytet nuk ka shmë të tillë, dyqantet që janë në hyrje të Pazarit të Ri, rezultojnë të  mbushur me turistë  të cilët e duan kulturën popullore.

Shumë prej turistëve dhe emigrantëve që kanë përzgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, marrin me vete edhe punime artizanale, të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, si dhe suvenire të ndryshme.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, historia ëhtë interesante, natyra gjithashtu. Nuk mund të largoheshim nga këtu pa marrë një simbolikë. Kam përzgjedhur një pjatë simbolike shqiptare,” thotë një turist.

“Shqipëria është një vend shumë i bukur. Unë jam nga Franca e vizitoj për herë të parë vendin e tuaj, por do kthehem serish, pasi ka kulturë të veçantë, njerëz të mirë. Zgjodha disa dhurata për familjarët e mi me motivet e kulturës shqiptare , pasi me pëlqen të marr diçka karakteristike, nga vendet që vizitoj. Bëra këtë përzgjedhje, pasi me pëlqen kombinimi i ngjyrave në këtë çantë,” shprehet një tjetër turiste.

Këtu ofrohen kostumet tradicionale të vjetra, si dhe prodhime të fundit, por nuk mungojnë edhe zbukurimet, nga më të ndryshmet.

Si më të kërkurat janë, skulptura me figurën e heroit kombëtra Skënderbeun, apo Nënë Terezen, por nuk mungojnë edhe tavullat në formë bunkeri, qilimat dhe çiftelitë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!