Suu Kyi përballet me akuza të reja penale

schedule12:19 - 12 Prill, 2021

schedule 12:19 - 12 Prill, 2021

Udhëheqësja politike e Mianmarit (Birmani), Aung San Suu Kyi, përballet me një akuzë të re penale.

Mediat e huaja bëjnë me dije se avokati i saj, Min Min Soe bën me dije se ajo është akuzuar në gjashtë çështje së bashku.

Suu Kyi po mbahet në arrest që nga 1 shkurti, kur ushtria e Mianmarit bëri grusht shtet duke e rrëzuar qeverinë e saj nga pushteti. Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar.

Ndërkohë që nga 1 shkurti kanë shpërthyer protestat përmes së cilave kërkohet kthimi i qeverisë civile në këtë vend.

Të shtunën, forcat e sigurisë në Mianmar kanë shtënë drejt protestuesve me granata që hidhen nga pushka, në qytetin Yangon, duke vrarë mbi 80 persona, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) si dhe mediat lokale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!