Suso: Gjithmonë do mbetem kuqezi, faleminderit Sevilla për Champions-in

schedule20:39 - 21 Korrik, 2020

schedule 20:39 - 21 Korrik, 2020

Anësori spanjoll, Suso, firmosi për skuadrën e Sevillas, aty ku luajti për gjysmën e dytë të sezonit si i huazuar. Mëngjarashi, kartoni i të cilit i përkiste Milanit deri pak ditë më parë, tashmë është një lojtar i klubit spanjoll.

Në Instagram, Suso falenderoi Sevillan që i plotësoi ëndrrën e fëmijërisë të luajë në Champions League, si dhe falenderoi edhe klubin e Milanit, të cilin e konsideron një familje.

“Të luaja në Champions League, ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Tani është bërë realitet. Faleminderit Sevilla. Dhe faleminderit ty Milan, që ke qenë familja ime për shumë vite. Gjithmonë do mbetem një kuqezi”, shkroi Suso./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!