Suso dhe Donnarumma drejt largimit? Milani sqaron situatën

schedule14:55 - 17 Tetor, 2019

schedule 14:55 - 17 Tetor, 2019

Milani pësoi një humbje prej 146 milionë eurosh në sezonin e kaluar. Bilanci i kuqezinjve është negativ dhe mediat italiane flasin për një shitje të Susos dhe Donnarummës. Diçka e tillë është përgënjeshtruar në mënyrë kategorike nga kuqezinjtë.

“Një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me angazhimin që fondi Elliot, aksioneri kryesor i klubit, po vë në rritjen dhe stabilitetin e Milanit”, lexohet në komunikatën e klubit italian.

Objektivi i madh i “Djallit” është kualifikimi në Champions League, kompeticion ku mungon prej 6 sezonesh. Drejtuesit vendosën të bënin ndryshime në stol, duke larguar Giampaolon dhe ofruar Stefano Piolin. Trajneri i ri do të debutojë të dielën në ndeshjen shtëpiake kundër Lecces, aty ku fitorja është alternativa e vetme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!