Urrejtja mes Juventusit dhe Interit nuk mbaron kurrë. Gianluigi Buffon është një simbol i bardhezinjve, ekipi për të cilin ka bërë gjithmonë tifozllëk. Gjithsesi, pati një moment kur Gigi i vogël filloi të simpatizonte Interin, kjo për “faj” të një trajneri.
Portieri i famshëm rrëfen për Casa Juventus rreth fëmijërisë së tij dhe idhullit Giovani Trappatoni, një prej trajnerëve më fitues dhe karizmatikë. Në fund e ardhmja. Buffon mbush 43 vjeç janarin e ardhshëm, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.
“Si fëmijë, deri në moshën 7-vjeçare, isha tifoz me Juventusin. Sidoqoftë, isha i dashuruar me Trapattonin dhe kur ai shkoi tek Interi si trajner, u tundova për një moment dhe nisa të simpatizoj zikaltrit. Më pas nisa të bëj tifozllëk për Pescara, Como, Avellino, Campobasso.
Në moshën 12-vjeçare u bëra tifoz i Genoas. Kjo tregon se sa të rëndësishëm janë njerëzit, përtej skuadrave. Trapattoni më elektrizonte. Tërheqja? Nuk dua të tërhiqem, ndihem mirë dhe kam respekt për djaloshin Gigi. Kur isha i vogël, do të isha emocionuar edhe nëse do të më thonin se do të bëhesha një portier i Serie C”, deklaron portieri legjendar. /abcnews.al