Surprizohet Kida, fansi bën veprimin e çmendur për të (FOTO)

schedule09:48 - 18 Korrik, 2020

schedule 09:48 - 18 Korrik, 2020

Kida është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe më të kërkuara në tregun muzikor. Ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, që janë pëlqyer shumë nga publiku duke u kthyer menjëherë në hite.

Janë të shumtë ata që e pëlqejnë këngëtaren e hitit “Deja Vu” jo vetëm për muzikën por gjithashtu edhe për stilin e veçantë që ka. Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjete sociale, e cila numëron më shumë se 1.6 milion ndjekës në Instagram.

Së fundmi, ajo është suprizuar nga një fans i çmendur i saj, i cili ka bërë tatuazh në krah portretin e e Kidës. Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka ndarë me ndjekësit këtë veprim të çmendur të fansit, ku shkruan: “Nuk ka nevojë për fjalë.”

Kujtojmë që Kida u rikthye fuqishëm këtë verë me këngën “PP”, bashkëpunimi me Mozzik që i renditi ata në krye të toplistave. Kënga ka thyer rekord klikimesh në Youtube, ndërsa dyshja ka premtuar një tjetër hit të titulluar “Kërkun” që pritet të publikohet në fund të Korrikut. /abcnews.al/