Bashkia e Skraparit ka shpallur “Qytetar Nderi” mjekun e njohur Pëllumb Pipero.
Pipero u bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi.
Titulli i dhënë për mjekun ka patur miratimin e Këshillit Bashkiak dhe propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Adriatik Mema.
Motivacioni i titullit është:
“Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”./abcnews.al