Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Surprizat e Champions/ Pafos dhe Qarabag, ekipet e momentit në Ligën e Kampionëve

schedule12:59 - 6 Nëntor, 2025

schedule 12:59 - 6 Nëntor, 2025

Natyrisht, nuk jemi në fazën kur vendosen titujt.

Gjithsesi, në grupet e Championsit shpesh ka të papritura në dhe ishullin e Qipros ndodhi surpriza më e madhe.

Pafos, skuadra debutuese në konkurrimin më të madh të skuadrave në Europë, arriti një fitore historike, të parën në Ligën e Kampionëve, duke mundur jo një ekip dosido, por Vijarrealin e Spanjës.

Iberikët vinin me statusin e favoritit të madh, për vetë emrin dhe potencialin, për rivalin modest që kishin përballë, dhe për faktin se mbajnë vendin e tretë në La Ligën e Spanjës.

Asgjë nuk bëri punë në Stadiumin “Alfamega”, ndërsa fati I duelit u vendos nga goli I shënuar nga Derrik Lukasen që në nisje të pjesës së dytë.

Qendërmbrojtësi holandez e ka shkruar tashmë emrin e tij në histori.

Pafos shkaktoi tronditje edhe që arriti në grupe, dhe deri tani është paraqitur mjaft mirë me një fitore, dy barazime e një humbje, ndërsa ka luajtur kundër Bajernit, Vijarrealit, Benfikës dhe Olimpiakosit.

Rezultat të madh arriti edhe Karabaku.

Skuadra nga Azerbajxhani ndali Çelsin tepër të fuqishëm në kryeqytetin Baku, duke bërë të harroheshin humbjet turpëruese 0-4 e 0-6 në 2017, kur azerët debutuan në Champions.

Këtë herë përfundoi 2-2, në një përballje shumë të fortë në të cilën Karabak nuk ishte poshtë Bluve të Londrës.

Estevao kaloi anglezët përpara, por Leandro Andrade dhe Marko Jankoviç përmbysën shifrat në stadiumin “Tofik Bahramov”.

Garnaço barazoi për Çelsin, por që nuk mundi dot më shumë.

Të dyja skuadrat modeste kanë shpresë dhe shanse për kualifikim në raundin e dytë me eliminim direkt, pasi Karabak është në vend të 15-të dhe Pafos e 20-ta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!