Surprizame herësin në Tiranë, rrezikojnë shumë Majko dhe Kodheli

schedule07:55 - 29 Prill, 2021

schedule 07:55 - 29 Prill, 2021

Tirana është një ndër qarqet që vijon akoma me numërimin e votave për kandidatë.  Deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 782 kuti nga 1243 qendra votimi që janë gjithësej.

Lista e kandidatëve të partisë socialiste kryesohet nga ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku. Surpriza e votave për kandidatët e PS në Tiranë , përveç 18 emrave të listuara të parët dy nga kandidatët që kanë thyer herësin dhe do të jenë pjesë e Parlamentit janë Fatmir Xhafaj me 10972 vota dhe Ornaldo Rakipi 10424 vota.

Ndërkaq deri më tani rrezikon që të mbeten jashtë parlamentit Pandeli Majo i cili është i 19 në Listë dhe deri më tani ka grumbulluar 4360 vota dhe Mimi Kodheli  që ndodhet e 21 në listë dhe  ka arritur të marrë vetëm 2727 vota

Ndërkohë deri më tani kanë përfunduar me numërimin e votave për kandidatët 5 qarqe si Shkodra, Kukësi, Dibra, Korça dhe Gjirokastra.

18 emrat e parë të listës së parë në Tiranë:

Luljeta Bozo        3324 vota

Najada çomo      982 vota

Ervin Bushati      1675 vota

Ogerta Manastirliu           5107 vota

Arben Ahmetaj 5594 vota

Ulsi Manja           4768 vota

Etilda Gjonaj      4037 vota

Arben Pëllumbi 2177 vota

Elisa Spiropali     6361 vota

Belinda Balluku 11693 vota

Toni Gogu           1871 vota

Etjen Xhafaj        8044 vota

Ermonela Valikaj    1419 vota

Xhemal Qefalia        4430 vota

Fidel Ylli                1029 vota

Klotilda Bushka 2427 vota

Alqi Bllako           6350 vota

Eduard Shalsi     1641 vota.e.su./abcnews.al