Erzeni konfirmohet si surpriza e Superiores, pasi sot ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0 në “Elbasan Arena”.
Shijakasit u shkaktuan “Demave të kuq” humbjen e parë në kampionat dhe ngjiten në vendin e dytë, me një pikë më pak se kryeqytetasit që kryesojnë ende.
Ndeshja u vendos që në fillim të pjesës së parë, kur Nonato ndëshkoi skuadrën e Partizanit me një parabolë brenda zonës. Skuadra e Colella u mundua të barazonte dhe i pati rastet, por nuk ia doli dot.
Sot u luajt një ndeshje edhe në Kategorinë e Parë, Skënderbeu-Dinamo, që përfundoi në barazim pa gola. Blutë shkuan në kuotën e katër pikëve, duke ndarë kreun me 4 ekipe të tjera. / abcnews.al