Andrej Lunin është në pronësi të Real Madrid, por në verë u huazua te Valladolid. Portieri 20-vjeçar nuk po arrin të fitojë postin e titullarit me ekipin spanjoll, por jashtë fushe gjërat po shkojnë për mrekulli.
“Gardiani”, i cili numëron 5 ndeshje të luajtura me kombëtaren e Ukrainës, ka vendosur ta ktheje në të paharrueshme Krishtlindjen e këtij vitit. Siç ka publikuar në rrjetet sociale, Lunin i ka bërë një surprizë të bukur të dashurës së tij.
Ai i ka propozuar për martesë në stadiumin e Valladolid. Përgjigja e Anastasia Amazova ka qenë pozitive dhe çifti ndodhet në qiellin e shtatë. Një mënyrë fantastike për të festuar Krishtlindjen dhe për të konfirmuar dashurinë e madhe që ekziston mes të dyve. /abcnews.al