Ashtu si në çdo përballje të Kombëtares sonë dhe në sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjte ndaj Çekisë, nuk kishte si të mungonte prezanca e tifo-grupit, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët e kanë kthyer në zakon këndimin e këngës “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.
Kënga ikonike natën e sotme do të jehojë në stadiumin ”Air Albania”, live, pasi artistja e madhe shqiptare do të jetë e pranishme për ta kënduar para 22 mijë të pranishmëve në tribunat e stadiumit “mitik”.
Kjo është një befasi e madhe për të gjithë ata që arritën të siguronin bileta për këtë lojë vendimtare të Kombëtares Shqiptare kundër Çekisë, por edhe shikuesit nga ekrani. /i.m /abcnews.al