Supozohej të ishte në arrest shtëpie, shqiptari kapet duke bërë “xhiro” nëpër Torino i armatosur

schedule10:43 - 4 Maj, 2022

schedule 10:43 - 4 Maj, 2022

Policia në Itali ka mundur që të kapë një shqiptar i cili kishte thyer arrestin në shtëpi. Mediat raportojnë se 47-vjeçari, në vend që të rrinte në shtëpi, ishte duke lëvizur nëpër Torino me një makinë që drejtohej nga një miku i tij.

Pasi pa agjentët e policisë, shoferi ndryshoi drejtim duke u përplasur me një makinë të parkuar.

Në këtë pikë, i arratisuri tentoi që të largohej në këmbë, por u kap nga policia. Sipas raportimeve, ai kishte me vete një thikë 12 cm të gjatë me vete. Mikut që e ndihmoi iu hoq patenta. /abcnews.al/