Ditën e premte, në orën 21:45, luhet supersfida mes Milanit dhe Atalantas në Serie A. Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, mori dy kartonë të verdhë në sfidën e kaluar ndaj Bolognas, sfidë që të tijtë e fituan me rezultatin e ngushtë 1-0.
Gasperini mori një karton të verdhë për protestë, ndërsa të dytin të verdhë, e mori pas një debati me rivalin Sinisa Mihajlovic. Si pasojë, Serie A e ka dënuar trajnerin italian me një ndeshje pezullim dhe Gasperini, nuk do të jetë në stol kundër Milanit.
Mungesa dhe te kuqezinjtë e Piolit, pasi Milani nuk do të ketë dy yjet e skuadrës, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez të gatshëm./abcnews.al
Gian Piero Gasperini has officially been given a touchline ban, so will miss Atalanta’s big match against Milan on Friday https://t.co/SYhZChrtUu #Atalanta #ACMilan #SerieA #MilanAtalanta pic.twitter.com/he4Nr61gNp
— footballitalia (@footballitalia) July 22, 2020