Supersfida mes Tiranës dhe Crvena Zvenzda, njihuni me formacionet zyrtare

schedule19:21 - 25 Gusht, 2020

schedule 19:21 - 25 Gusht, 2020

Tirana luan sot një ndeshje të madhe kundër Crvena Zvezdës, në raundin e dytë eliminator të UEFA Champions League. Rivali, është i kalibrit shumë cilësor, por besimi dhe optimizmi në kampin bardheblu ekziston, duke pasur parasysh faktin se kjo sfidë luhet në Tiranë, në “Air Albania Stadium”.

Dy trajnerët, Emanuel Egbo dhe Dejan Stankovic, kanë zgjedhur titullarët e tyre. Tirana vjen si gjithmonë me modulin 4-2-3-1. Në portë, Lika, ndërsa në mbrojtje Toshevski, Vangjeli, Najdovski dhe Hoxhallari në vend të Ismajlgecit.

Çelhaka dhe Batha para mbrojtjes, ndërsa Torassa, Cale dhe Cobbinah, do të mbështesin sulmuesin e talentuar bardheblu, Ernest Muçi.

TIRANA (4-2-3-1): Lika, Toshevksi, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

CRVENA ZVEZDA (4-1-4-1): Borjan, Gobeljic, Pankov, Milunovic, Degenek, Sanogo, Ben Nabouhane, Nikolic, Kanga, Katai, Tomane. Trajner: Dejan Stankovic/abcnews.al