Supersfida italo-gjermane, Conte dhe Favre zgjedhin titullarët

schedule20:09 - 5 Nëntor, 2019

schedule 20:09 - 5 Nëntor, 2019

Antonio Conte dhe Lucien Favre kanë zgjedhur titullarët e supersfidës së mbrëmjes. Borussia Dortmund do të presë në “Signal Iduna Park” Interin në një përballje të rëndësishme për kualifikimin më tej.

4-2-3-1 është skema e zgjedhur nga trajneri zviceran i verdhezinjve, ndërsa homologu italian i përgjigjet me 3-5-2 e tij klasik. Sancho, Brandt dhe Hazard do të përpiqen të furnizojnë Goetze me topa dhe vendasit shpresojnë që goli të vijë nga një prej këtyre 4 lojtarëve.

Nga krahu tjetër, Conte i ka dhuruar nga një fanellë titullari Birarghit dhe Vecinos, teksa Lautaro Martinez dhe Lukaku do të përpiqen për të ndëshkuar ekipin  gjerman.

DORTMUND (4-2-3-1): Burki; Hakimi, Akanji, Hummels, Schulz; Witsel, Weigl; Sancho, Brandt, Hazard; Gotze.

INTER  (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Biraghi; Lautaro Martinez, Lukaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!