Fitores i shtohet edhe më shumë vlera, kur siguron vendin e parë në tabelë.
“Verdhezinjtë” e AEK kanë arritur të marrin një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “OPAP Arena” të Athinës kanë mundur skuadrën e Asteras Tripolis, me rezultatin e thellë, 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superligës Greke.
Dy gola në pjesën e parë nga Ehsan Hajsafi dhe Paulo Fernandes, në minutat 9’ e 31’, si dhe një gol në pjesën e dytë nga Levi Garcia mjaftuan për fitoren e skuadrës së Thomas Strakoshës.
Falë këtij triumfi, skuadra siç theksuam edhe më sipër ngjitet në majë të tabelës së klasifikimit në Superligën Greke, me 21 pikë, po aq sa skuadra e Aris, e cila u mund këtë të shtunë nga Panetolikos me rezultatin 2-1, ndërsa skuadra e Asteras Tripolis mbetet në vendin e gjashtë të tabelës me 16 pikë. /i.m /abcnews.al