Superliga Europiane prek fundin, tërhiqet nga projekti klubi i parë italian

schedule12:35 - 21 Prill, 2021

schedule 12:35 - 21 Prill, 2021

Projekti i Super League po vazhdon të sfumohet me kalimin e orëve. Pas tërheqjes së klubeve angleze ditën e djeshme, sot kanë ardhur disa largime të tjera.

Pas Atletico Madrid edhe Inter zyrtarizon kështu tërheqjen nga kjo ide. Klubi zikaltër bëhet kështu i pari nga tre skuadrat italiane që nuk do të vijojë në Super League dhe lajmin e kanë konfirmuar përmes një deklarate zyrtare.

“FC Internazionale Milano konfirmon që klubi nuk është më pjesë e projektit të Super League. Ne gjithmonë jemi të përkushtuar t’i japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit.

Inovacioni dhe përfshirja janë pjesë e AND-së tonë që nga themelimi ynë. Angazhimi ynë me të gjithë palët e interesuara për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë.

Inter beson se futbolli, ashtu si çdo sektor i veprimtarisë duhet të ketë interes për të përmirësuar vazhdimisht garat e tij, në mënyrë që të mbajë tifozët e të gjitha moshave në mbarë botën të emocionuar brenda një kornize të qëndrueshme financiare.

Me këtë vision ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë së bashku me instuticionet dhe të gjithë aktorët e interesuar për të ardhmen e sportit që të gjithë duam”, shkruhet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!