E ka provuar dy herë se çfarë është titulli.
Elbasani ka dalë kampion I Shqipërisë në 1984 dhe 2006, dhe duket se këtë sezon është pretendenti kryesor për ta fituar përsëri.
Skuadra verdheblu e meritoi rikthimin në krye të renditjes së Superligës, aty ku ka qenë në nisje të sezonit, falë fitores 3-1 në derbin për titull ndaj Vllaznisë.
Në “Elbasan Arenë”, vendasit nuk e nisën shumë mirë, por pak nga pak morën zotërimin e lojës dhe kaluan në avantazh.
Fillimisht, Cague që I shpëtoi pozicionit jashtë loje, dhe pastaj lojtari ndoshta më I mirë I këtij edicioni, Lajthia.
Pas pushimit, Vllaznia u përpoq shumë.
Jo më kot ka lojtarë shumë të mirë si Balaj, Kallaku apo Mala dhe pritej reagimi.
Kështu ndodhi dhe shkodranët arritën ta shkurtonin diferencën në 73’, pasi Kallaku ndihmoi Qaton që të shënonte.
Sidoqoftë, të besuarit e trajnerit Gvozdenovic nuk mund të mohoheshin këtë mbrëmje.
Pa kaluar tre minuta, Lajthia shënoi një gol personal.
Vërtet të bukur, edhe pse mund të kishte kombinuar me shokët.
Pavarësisht përpjekjeve nuk pati ndryshim, dhe Elbasani është I pari në Superligë me 62 pikë ndaj 60 të Vllaznisë, kur duhen edhe 3 javë deri në përfundim.
Në ndeshjen tjetër luajtur në Vlorë, Dinamo e bëri edhe ajo një dhuratë, ashtu siç u duk se bëri Egnatia.
Fitore 3-1 për Flamurtarin edhe pse kryeqytetasit kaluan të parët në epërsi që në 6’.
Më pas, protagonisti I madh ishte Erald Maksuti.
Futbollisti kuqezi shënoi të tre golat për Flamurtarin që ka tani 32 pikë, tre më pak sesa treshja e përbërë nga Vora, Bylis e Tirana, pra shpresat për mbijetesë mbeten gjallë./abcnews.al