Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Kukësi, do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00. Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal do të vendoset në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Një ndeshje interesante pritet mes dy ekipeve që do të kërkojnë me çdo kusht trofeun e Superkupës. Egnatia vjen në këtë sfidë si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë.
Në ditët në vijim, FSHF do të nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim. /FSHF